Aktualitet

'Goditja' e grupit kriminal shqiptar/ Franca bën bilancin: Sekuestruam drogë dhe 400 mijë euro

Gjatë operacionit të zhvilluar në Zvicër, policia ka sekuestruar 9 kilogramë heroinë dhe 2 kilogramë kokainë.

f.t
'Goditja' e grupit kriminal shqiptar/ Franca bën bilancin:
sekuestrimi

BELGJIKË-Policia franceze ka deklaruar se është përfshirë në operacionin europian të zhvilluar gjithashtu në Belgjikë, Zvicër, Holandë, Gjermani, Itali dhe Austri kundër një organizate kriminale shqiptare që çoi të martën në arrestimin e 17 personave. Mediat franceze shkruajnë se në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar në Zvicër janë kryer tre arrestime. Organizata kriminale shqiptare e shpërbërë merrej me trafik droge dhe grabitje me armë. Aktivitetet e saj u shtrinë edhe në Zvicër. Gjatë operacionit të zhvilluar në Zvicër, policia ka sekuestruar 9 kilogramë heroinë dhe 2 kilogramë kokainë.

'Një furnizues kryesor i rrjeteve shqiptare që operojnë në Savoie dhe Haute-Savoie është në mesin e të dyshuarve të arrestuar. Ky i fundit, një shqiptar me banim në rajonin e Lionit organizonte importe të shpeshta me partnerin e tij nga Evropa Veriore. E ardhur nga Belgjika dhe Holanda, droga më pas u shpërnda në departamentet 73 dhe 74, veçanërisht në sektorin e Annecy. Gjatë kontrolleve, policia zbuloi 3 kilogramë heroinë, 1 kilogram kokainë dhe disa dhjetëra kilogramë produkte prerëse me një çmim rishitjeje prej afro 500 mijë euro. Krahas kësaj, ata morën në dorë më shumë se 400.000 euro cash, automjete të nivelit të lartë dhe llogari bankare”, kanë deklaruar autoritetet franceze.

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar 11 persona u arrestuan në Belgjikë, ndërsa 6 të tjerë jashtë vendit. Kontrolle u zhvilluan në 12 qytete në Belgjikë, por edhe në Gjermani, Francë, Itali, Holandë dhe Austri. Nga kontrollet, u gjetën dhe u sekuestruan 100 kg drogë (kokainë dhe amfetaminë), armë zjarri, kimikate, jelek antiplumb dhe 265,000 euro para të thata. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB