Aktualitet

Goditet grupi mafioz në Itali, mes tyre një shqiptare (Emri)

Sona Vesholli, 30 vjeçe, lindur në Shqipëri dhe banuese në Torino dyshohet se është pjesë e klanit mafioz, Sant'Onofrio.

D.XH
Goditet grupi mafioz në Itali, mes tyre një shqiptare (Emri)
Prokuroria e Catanzaros

CATANZARO – Prokuroria në Catanzaro ka kërkuar dënimin e një grupi prej 25 personash. Ata akuzohen për pastrim parash. Mes emrave të anëtarëve të grupit është dhe një shqiptare 30-vjeçare, e quajtur Sona Vesholli.

Shqiptarja jeton në Torino dhe dyshohet se është pjesë e grupit mafioz Sant’Onofrio. Hetimi është vërtetuar nga përgjimet dhe nga bashkëpunëtorë të drejtësisë. Shkaku që çoi në vënien në pranga të grupit kriminal ishte një mashtrim i kryer në vitin 2017 ndaj një investitori nga Omani, i cili kishte paguar shumën prej 1 milion eurosh me premtimin për marrjen e 30% aksioneve të një kompanie, që kishte një kompleks imobiliar në Budapest. Kompania dyshohet se ishte fiktive.

Grupit iu sekuestrua një shumë e madhe parash, prej 3 milionë eurosh. Operacioni u mbështet nga policitë e disa vendeve të BE-së dhe Eurojust.

Emrat e personave të arrestuar në operacion:

Loris Junior Aracri, 33 vjeç nga Pizzo;

Raffaele Arone, 48 vjeç nga Sommariva del Bosco (Cuneo);

Vincenzo Barba, 72 vjeç nga Filogaso;

Giovanni Barone, 54 vjeç nga Roma;

Saverio Boragina 71 vjeç nga Vibo Valentia;

Basilio Caparrotta, 62 vjeç nga Sant'Onofrio;

Basilio Caparrotta, 52 vjeç nga Sant'Onofrio;

Gerardo Caparrotta 55 vjeç nga Carignano (To);

Francesco Caridà, 55 vjeç nga Pizzo;

Gianluigi Cecchi, 51 vjeç nga Milano;

Domenico Cichello i njohur si Salvatore 43 vjeç nga Vibo Valentia;

Giuseppina De Luca, 55 vjeç nga Vibo Valentia;

Annamaria Durante, 48 vjeç nga Vibo Valentia;

Danilo Fiumara 54 vjeç nga Francavilla Angitola (Vv);

Giuseppe Fortuna i njohur si Peppe 46 vjeç nga Sant'Onofrio;

Giuseppe Fortuna i njohur si Pino 60 vjeç nga Vibo Valentia;

Luigi Fortuna, i njohur si “Mastro Gino”, 57 vjeç nga Vibo;

Gaetano Loschiavo 35 vjeç, dyshohet pjesë e Sant'Onofrio;

Francesco Santaguida 45 vjeç nga Vibo Valentia;

Antonella Silvia Serrao, 59 vjeç nga Francavilla Angitola;

Fabrizio Solimeno 33 vjeç lindur në Torino;

Erika Ventrice, 35 vjeç nga Vibo Valentia;

Marilena Ventrice, 34 vjeç nga Soriano Calabro;

Michele Vitale 44 vjeç nga Chieri (To);

Sona Vesholli 30-vjeçare, e lindur në Shqipëri./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB