Aktualitet

Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit

Rekursi nga dhëndri i sh-kryeministrit Sali Berisha është kryer për të kundërshtuar sekuestrimin e kompjuterave.

f.t
Gjykata e Lartë rrëzon rekursin e Jamarbër Malltezit
Jamarbër Malltezi

TIRANË-Gjykata e Lartë ka rrëzuar rekursin e Jamarbër Malltezit. Rekursi nga dhëndri i sh-kryeministrit Sali Berisha është kryer për të kundërshtuar sekuestrimin e kompjuterave dhe mbi bashkëankimin e depozituar me studion “Pustina” ku SPAK ka sekuestruar dokumentacione në kuadër të hetimeve për privatizimin e ish-kompleksit Partizani. Kompjuterat janë sekuestruar me vendim gjykate pas kërkesës së SPAK. Gjykata e Lartë la në fuqi edhe sekuestrimin e pasurive të Malltezit në kuadër të hetimeve. 

Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij Jamarbër Malltezi ndodhen në arrest shtëpie. Berisha akuzohet për korrupsion, vepër që parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që ti kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve. Ai akuzohet se ka shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, për t’i dhënë një sipërfaqe të konsiderueshme toke dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi, i cili e ktheu atë në një kompleks banimi me 17 kulla, duke marrë më shumë se 5 milionë euro nga investimi në këtë truall.

Malltezi u vu në pranga në datën 21 Tetor dhe më pas u lirua. Kjo pasi edhe ai dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./ZËRI

Poll

MOS HUMB