
GREQI- 32-vjeçarja greke që u sulmua dy ditë më parë në ambientet e lokalit të saj në Greqi nga një shqiptar rreth 30 vjeç, ka treguar për mediat greke momentet e tmerrit që përjetoi. E reja ka deklaruar se nuk është mirë dhe se do që 30-vjeçari të marrë dënimin që meriton.
“Asnjë grua nuk duhet ta përjetojë dhimbjen që unë përjetova”, thotë 32-vjeçarja për newsit.gr.
Nga ana tjetër 30-vjeçari shqiptar ka kërkuar falje dhe është shfaqur i penduar. Ai thotë se nuk mban mend asgjë pasi ka qenë nën efektin e alkoolit, ndërsa ka mohuar se ka tentuar të përdhunojë 32-vjeçaren.
“Kërkoj falje për atë që ndodhi. Isha nën efektin e alkoolit dhe nuk mbaj mend asgjë. Jam familjar, kam një fëmijë të vogël dhe në asnjë mënyrë nuk kam tentuar ta përdhunoj vajzën”, tha 30-vjeçari.
Shqiptari tentoi që të përdhunonte një 32-vjeçareje në lokalin e saj, por fatmirësisht viktima ka mundur që të shpëtojë dhe të thërrasë në ndihmë të saj Policinë. Gjithashtu e gjithë skena është e regjistruar nga kamerat e lokalit të saj. "Alpha" publikoi videon ku shihet 30-vjeçari shqiptar duke e mbyllur gruan në dyqanin e saj, ndërsa tenton që ta puthë kundër dëshirës së saj. Edhe pse ajo tenton që ta përzëjë, nuk ia del dot. 30-vjeçari dyshohet se ka qenë nën efektin e alkoolit. Në momentin e arrestimit, shqiptari ka sulmuar dhe dhunuar edhe Policët./ZËRI