Aktualitet

Gjykata e Lartë lë në burg Vangjush Dakon

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste.

E.K
Gjykata e Lartë lë në burg Vangjush Dakon
Vangjush Dako

TIRANË- Gjykata e Lartë ka rrëzuar këtë të enjte rekursin e bërë nga ish-kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako duke lënë në fuqi masën e sigurisë "Arrest me burg". Ish-kryebashkiaku socialist i Durrësit kërkonte masë më të butë sigurie. Më herët Dako, i është rrëzuar rekursi dhe në Apelin e Posaçëm.

Vangjush Dako, ish kryebashkiaku i Durrësit u arrestua më 6 qershor me urdhër të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me dyshimet se ka shpërdoruar detyrën në dy raste. Rasti i parë ka të bëjë me dhënien e një leje ndërtimi në 2011 për një pallat, në lagjen nr 5, në qendër të Durrësit që u dëmtua nga tërmeti i 2019-ës. Pasi verifikimeve dyshohet se pallati kishte 4 kate pa leje dhe legalizimi i godinës është kryer në shkelje të ligjit.

Rasti i dytë ka të bëje me një kallëzim për tenderin e shëtitores që sipas Kontrollit të Lartë të Shtetit dëmi llogaritej në 18 milionë lekë. Gjithsej bashkë me Dakon u lëshuan 10 urdhër arreste, 7 prej të cilave me arrest në burg dhe 3 në arrest shtëpie./Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB