
TIRANË- Apeli i GJKKO-së ka dënuar me 28 vite burg Ilir Selmanin. Selmani i njohur ndryshe si "boksieri" kishte ankimuar vendimin e datës 3 maj të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar që e kishte dënua me 28 vite burg, por Apeli e rrëzoi. Gjithashtu është dënuar me 7 vite burg, Elvis Gacaj, i akuzuar po ashtu si i përfshirë në vrasjen e ish-policit. Ndërkohë kujtojmë se për ngjarjen është dënuar me 25 vite burg edhe Bledar Teta, i arrestuari i parë, për ekzekutimin e Santiago Malkos. Një proces gjyqësor në mungesë vijon për dy vëllezërit Leonard dhe Erlis Duka, të konsideruar si porositës të ngjarjes dhe ndaj 4 personave të tjerë.
Hetimet për vrasjen treguan se motiv për ngjarjen e rëndë u bën përplasjet e grupeve kriminale në Tiranë. Ish-punonjësi i policisë, Santiago Malko, mik i Ervis Martinajt, u vra me dhjetë plumba në makinën e tij mbrëmjen e 27 gushtit të vitit 2019 pranë zonës së “Porcelanit” në Tiranë. Vrasja e ish-policit u planifikua nga Leonard Duka, vëllai i tij Erlis Dukën dhe një skuadër e përbërë nga 7 anëtarë, Ilir Selmani, Oltian Loga, Fatmir Hyseni, Dritan Agaj, Aleksandër Maxhaku, Xhoni Nica dhe Bledar Teta. Leonard Duka u arrestua në Belgjikë në 14 shkurt të këtij viti, 3 vite nga vrasja e ish-policit Santiago Malko, arrestohet në Belgjikë Leonard Duka.
Njoftimi:
Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Florjan Kalaja (kryesues), Igerta Hysi (anëtare) dhe Engert Pëllumbi (anetar), sot më datë 16.11.2023, shalli vendimin lidhur me çështjen e regjistruar me nr. 50 akti, datë 06.09.2023, mbi ankimin e paraqitur nga ankuesit/të pandehurit I.S. dhe E.G., kundër vendimit nr. 28, datë 03.05.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, dhe vendosi:
1. Lenien ne fuqi te Vendimit nr. 28, date 03.05.2023 te Gykatës së Posaçme te Shkalles se Pare për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar per sa i perket disponimeve që lidhen me te pandehurin Z. I.S.
2. Prishjen e Vendimit nr. 28, date 03.05.2023 te Gjykates se Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar per sa i perket disponimeve që lidhen me te pandehurin Z. E.G. dhe dergimin e akteve lidhur me kete pjese te çështjes penale per shqyrtim prane Gjykates se Shkalles Pare te Juridiksionit te Pergjithshëm Tiranë.
3. Shpenzimet giyqësore per gykimin ne apel i ngarkohen te pandehurit Z. I.S.
4. Kunder disponimit te pikes se pare te ketij vendimi mund te behet rekurs ne Gjykatën e Larte brenda 45 diteve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit te vendimit te arsyetuar.
5. Kunder disponimit te pikes se dyte te ketij vendimi mund te behet rekurs ne Gykaten e Larte brenda 20 ditëve, duke nisur ky afat nga dita e nesërme e njoftimit te vendimit te arsyetuar.
Ilir Selmani akuzohet se mori pjesë në vrasjen e ish-policit Santjago Malko. Ai drejtonte njërën prej makinave që bënë ndjekjen e Malkos, ndërsa më pas është kapur nga kamerat e sigurisë duke mbledhur bishtat e cigareve të konsumuara nga Blendi Teta, edhe ky pjestar i klanit Duka sipas prokurorisë. Malko ka qenë ditën e ekzekutimit në spitalin Pediatrik, ku dërgoi djalin e sëmurë duke lëvizur me një makine normale dhe jo të blinduar. Ky ka qenë momenti kur autorët kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi nga brenda makinës, duke i shkaktuar vdekjen. Santiago Malko dyshohet se u ekzekutua nga grupi rival i Ervis Martinaj, për shkak të lidhjeve të afërta me këtë të fundit. Sipas dosjes hetimore, ekzekutor dyshohet të jetë Fatmir Hyseni nga Vlora, i shpallur në kërkim./Zëri.ai