Bota

Gjendet gjysmë ton kokainë në parkingun e një lokali në Britani, 4 në pranga

Droga u gjet në një furgon.

f.t
Gjendet gjysmë ton kokainë në parkingun e një lokali në
droga e sekuestruar

BRITANI E MADHE- Katër burra janë arrestuar pasi një gjysmë ton kokainë me vlerë rreth 50 milionë euro u gjet në parkingun e një lokali në East Yorkshire, tha Agjencia Kombëtare e Krimit (NCA). Droga u gjet në një furgon, raporton BBC.

Të arrestuarit, tre burra nga Skocia dhe një nga Kolumbia u kapën nën dyshimin e importimit të lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt Britanisë së Madhe dhe do të mbeten në paraburgim deri në gjykimin e dosjes së tyre. 

“Kjo ishte një sasi e konsiderueshme kokaine dhe sekuestrimi i saj do të jetë një goditje e konsiderueshme për grupin e krimit të organizuar që tentoi ta kontrabandonte atë në Mbretërinë e Bashkuar. Nuk ka dyshim se këto droga do të ishin shitur në komunitete rreth Britanisë së Madhe, duke nxitur krimin dhe shfrytëzimin e mëtejshëm”- u shpreh Alan French, oficer i lartë drejtues i Agjencisë Kombëtare të Krimit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB