
RUSI- Një ngjarje e largët, e ndodhur në vitin 2013 është rikthyer në vëmendje. Presidenti rus, Vladimir Putin nxorri zemrën e një dreri dhe ia ofroi Silvio Berlusconit. Historia u zbulua nga një prej bashkëpunëtorëve të afërt të të ndjerit në një intervistë që ka dhënë për "Corriere della Sera".
Historia nisi kur presidenti rus e çoi Berlusconin për gjueti, ndërsa të dy pushonin së bashku. Më pas, Fabrizio Ciccito, një ish-senator nga partia e Berlusconit tregoi se presidenti rus kishte bërë sugjerimin, e ish-kryeministri italian pranoi, edhe pse ai nuk kishte prekur kurrë pushkë në jetën e tij. Pasi arritën në pyll, presidenti rus i dha Berlusconit një armë dhe nisën që të ecnin së bashku nëpër dëborë në kërkim të gjahut të tyre. Kur Putin vuri re dy drerë, ai i kërkoi Berlusconit t'i qëllonte.
"Gjuaj,"- i tha Putin-Berlusconit. Kur politikani italian refuzoi, Putini qëlloi të dy drerët. Më pas, eci poshtë shpatit, duke mbajtur një thikë në dorë. Ai copëtoi një dre dhe ia nxori zemrën. Më pas, ai kërkoi një burri që e shoqëronte që t'i jepte Berlusconit në një tabaka druri zemrën e drerit, duke i thënë se do ishte një vakt i shkëlqyer.
Por italiani nuk e priti mirë! Berlusconi u fsheh pas një peme për të vjellë. Por edhe atëherë ish-kryeministri italian e mbrojti mikun e tij.
"Ndoshta është thjesht një zakon gjahtari,"- kujtoi Ciccito se i kishte thënë 'Cavaliere'./ZËRI