Bota

Krim makabër në Itali, e tërheq trupin zvarrë në rrugë. Shokohen kalimtarët

Autori ka pranuar vrasjen e mikut të tij

E.K
Krim makabër në Itali, e tërheq trupin zvarrë në
Foto ilustruese

ITALI- Trupi i një 36-vjeçari u gjet mëngjesin e të hënës, në një zonë periferike në zonën e Pavias në Itali.

Një burrë është vrarë dhe është tërhequr zvarrë nga miku i tij, ndërsa skanë është parë nga kalimtarë të rastit.

Sherri mes miqve që ka çuar në vrasje, ka nisur në një apartament, dhe më pas trupi i pajetë i viktimës, pasi është tërhequr zvarrë është lënë në mes të trotuarit.

Autori i vrasjes është arrestuar nga policia, dhe ka pranuar krimin.

Trupi i pajetë është transportuar në Institutin e Mjekësisë Ligjore të Universitetit të Pavias ku do të kryhet identifikimi. Shkaku i sherrit mes viktimës dhe autorit nuk dihet ende.

ZERI POLL

Ku do t'i kaloni pushimet për këtë verë?

  • Në Shqipëri
  • Do udhëtoj jashtë vendit
  • Jam i/e pavendosur
  • Nuk do të bëj fare pushime

MOS HUMB