
droga e sekuestruar
SHKODËR-Policia e Malit të Zi ka gjetur 57 kilogramë marijuanë në pjesën bregdetare të liqenit të Shkodrës, në breg të kanalit të lumit Moraça. Droga u gjet në afërsi të stacionit hekurudhor të Zetës.
Oficerët e Sektorit të Sigurimit të Podgoricës kanë gjetur dy qese më të mëdha dhe një më të vogël me gjithsej 54 thasë me marijuanë.

DROGA E SEKUESTRUAR
Për ngjarjen është njoftuar prokurori në Prokurorinë e Lartë të Shtetit në Podgoricë dhe në vendngjarje është kryer hetimi./ZËRI
Poll