Aktualitet

Rrezikohet Sinagoga e Sarandës, fadromat gërmojnë rrënojat antike

Alarmi është ngritur nga studiuesi Auron Tare, i cili thekson se betoni po derdhet pa kursim. Punimet dhe restaurimi i kalldrëmit, po na kushtojnë historinë.

F.m
Rrezikohet Sinagoga e Sarandës, fadromat gërmojnë rrënojat
Sarandë

TIRANË- Edhe pse Republika e Shqipërisë ka një ligj që ndalon punimet të çfarë do lloj karakteri në zonat me rëndësi arkeologjike pa praninë e arkeologeve dhe pa një vëzhgim arkeologjik paraprak, buldozerë dhe çekiçë po gërmojnë jo më larg se 20-30 metra nga rrënojat e Sinagogës Antike e Sarandës e shek të V-të dhe vetëm pak metra nga Muret Rrethuese të Qytetit. Alarmi është ngritur nga studiuesi Auron Tare, i cili thekson se betoni po derdhet pa kursim. Punimet dhe restaurimi i kalldrëmit, po na kushtojnë historinë.

Sinagoga Antike e Sarandës u zbulua nga arkeologu sarandiot Dr. Kosta Lako në vitet 80-të dhe në vitin 1997 u rrethua me ndërtime dhe kioska të cilat Kryeministri i asaj kohe Fatos Nano i rrafshoi, duke i dhënë qytetit një vlerë monumentale historike. Sinagoga e Sarandës është Tempulli i dytë më i hershëm Hebraik në Ballkan dhe një dëshmi e një prezence te hershme te judeve në Ballkanin Romak. Shumë botime të kohës përfshirë Neë York Times, Ëashington Post, Harez, Archaeology Magazine, National Geographit shkruan për ketë zbulim te rëndësishëm në Saranda, por sot aty po kryhen gërmime.

Denoncimi i Auron Tares:

 

Poll

MOS HUMB