Aktualitet

Fshehu pasurinë/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për ish-kryebashkiakun e Lushnjës

Fatos Tushe kërkoi prishjen e dënimit me 1 vit burg për fshehje pasurie, dënim që iu konvertua në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

k.m.
Fshehu pasurinë/ Apeli i GJKKO lë në fuqi dënimin për
Fatos Tushe

TIRANË- Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka lënë në fuqi vendimin e shkallës së parë për ish-kryetarin e Bashkisë Lushnje, Fatos Tushe. Ky i fundit kërkoi prishjen e dënimit me 1 vit burg për fshehje pasurie, dënim që iu konvertua në shërbim prove për një periudhë 2-vjeçare.

Apeli i GJKKO-së, konfirmoi edhe konfiskimin e një apartamenti me sipërfaqe 82.33 m² në zonën e Lungomares në Vlorë, i cili nuk ishte deklaruar nga Tushe, ashtu si dhe shpenzimet për blerjen, punimet dhe mobilimin e tij.

Ish-kryebashkiaku socialist u dënua në korrik të 2022 me 2 vite e 4 muaj burg për shpërdorim detyre nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë, vetëm për shpërdorim detyre, ndërsa ra vepra e shkeljes së barazisë në tendera, teksa SPAK kërkonte dënimin e tij me 5 vite. Në mars të vitit të kaluar Apeli i Posaçëm i shton dënimin Fatos Tushes me 1 vit kur ku i fundit sapo kishte lënë qelinë pasi shleu dënimin./ZËRI

 

Poll

MOS HUMB