Aktualitet

Fshehu abuzimin seksual të vajzës së mitur, arrestohet 44-vjeçarja në Përmet

Gjithashtu, gruaja dyshohet se ka mashtruar një shtetas të huaj në rrjetet sociale, duke i marrë para

D.XH
Fshehu abuzimin seksual të vajzës së mitur, arrestohet
Policia e Përmetit

PËRMET - Një 44-vjeçare në Përmet është arrestuar nga policia, pasi akuzohet se ka fshehur abuzimin seksual të vajzës së saj të mitur. Sadete Rakipi e dinte se vajza e saj e mitur ishte abuzuar dhe nuk kishte bërë denoncim në polici.

Përpos fshehjes së ngjarjes tepër të rëndë, Sakipi akuzohet edhe për mashtrim. Kjo, sepse ka mashtruar një shtetas të huaj në rrjetet sociale, duke i marrë para.

“Vihet në pranga një shtetase e shpallur në kërkim, e akuzuar për veprat penale “Moskallëzim i krimit” dhe “Mashtrimi”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Përmet, vunë në pranga shtetasen S. R., 44 vjeçe, banuese në Përmet, për të cilën Gjykata e Gjirokastrës, me vendimin e datës 27.09.2023, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Mashtrimi”.

Kjo shtetase dyshohet se ka patur dijeni se vajza e saj e mitur ishte abuzuar seksualisht nga një shtetas, disa muaj më parë, por nuk ka kallëzuar në Polici.

Gjithashtu, dyshohet se i ka marrë një shumë parash një shtetasi të huaj, duke e mashtruar gjatë komunikimeve në rrjetet sociale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme”, njofton policia./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB