Politikë

Himara pa fat me kryetarin/ Beleri në burg, Goro 3 orë në pyetje nga SPAK

Akuzat për leje ndërtimi në shkelje me ligjin dhe gjetjet e KLSH-së dyshohet se kanë detyruar Goron që të paraqitet në ambientet e SPAK

E.K
Himara pa fat me kryetarin/ Beleri në burg, Goro 3 orë në pyetje
Jorgo Goro dhe Fredi Beleri

TIRANË- Ka përfunduar dëshminë e tij pas 3 orësh në SPAK, kryetari në detyrë i Bashkisë së Himarës, Jorgo Goro, i cili ngjiti shkallët e Prokurorisë së Posaçme, rreth orës 10:00 të paradites së kësaj të enjte. Goro tha shkurtimisht para gazetarëve se ishte thirrur si qytetar nga SPAK, por nuk dha më shumë detaje në lidhje me çështjen konkrete.

"Isha si qytetar për të dhënë sqarime, nuk mund të japë më shumë detaje në lidhje me çështjen", tha shkurtimisht Goro. 

Përveç denoncimeve se Goro ka dhënë leje ndërtimi duke kapërcyer ligjin, në rastin e kompanisë Gjikuria, së fundi stafi i kundërshtarit të tij në zgjedhjet e 14 Majit, ka çuar në SPAK një kallëzim penal për bashkinë Himarë.

Nga qelia e burgut, Beleri me anë të përfaqësuesve të tij ligjorë, ka depozituar në SPAK kallëzim për të gjitha shkeljet e konstatuara nga KLSH-ja në periudhën 2019-2021 në bashkinë Himarë lidhur me fondet publike.

Përgjegjësi, sipas tij, ka direkt kryetari ende në detyrë i Himarës, Jorgo Goro dhe bashkëpunetorët e tij këto vite.

Edhe pse humbi zgjedhjet e 14 Majit, përballë Fredi Belerit, Jorgo Goro ka mbajtur ende detyrën e kryebashkiakut, për shkak se institucionet kanë hezituar që të çojnë Himarën drejt zgjedhjeve të parakohshme, sa kohë që për kandidatin e koalicionit Bashkë Fitojmë kanë skaduar të gjitha afatet ligjore të betimit.

Vetë SPAK nuk ka dhënë asnjë deklaratë në lidhje me çështjen për të cilën është marrë në pyetje Goro./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB