Aktualitet

"Frate GR"/ Kapen në Pire 56 kg kokainë nga Ekuadori, ishte fshehur mes karkalecave (Lidhja me Shqipërinë)

Kontejneri në fjalë është dërguar për skanim me rreze X, nga ku janë konstatuar prova të një lënde të dyshimtë organike në mekanizmin e ftohjes së jashtme.

k.m.
"Frate GR"/ Kapen në Pire 56 kg kokainë nga Ekuadori, ishte
Pamje nga aksioni

GREQI- 56 kilogramë drogë janë bllokuar në portin e Pierut në Greqi. Droga u gjet brenda një konterineri të "destinuar" për import, pra do të futej në Greqi. Brenda konteinerit që vinte nga Ekuadori, droga ishte fshehur me pako brenda karkalecave të detit. 

"Frate GR"/ Kapen në Pire 56 kg kokainë nga Ekuadori, ishte
Pamje nga aksioni

Kontejneri në fjalë është dërguar për skanim me rreze X, nga ku janë konstatuar prova të një lënde të dyshimtë organike në mekanizmin e ftohjes së jashtme. Por gjatë kontrollit fizik janë gjetur gjithsej 50 pako me peshë totale bruto 55 kilogramë e 840 gramë, sasi e cila është konfiskuar.

"Frate GR"/ Kapen në Pire 56 kg kokainë nga Ekuadori, ishte
Pamje nga aksioni

Mbi çdo pako ishte shkruar fraza: Frate GR!

"Frate GR"/ Kapen në Pire 56 kg kokainë nga Ekuadori, ishte
Droga e konfiskuar

Edhe pse nuk dihet kush ishte dërguesi apo marrësi i sasisë së kokainës, ka dyshime se kemi të bëjmë me një grup shqiptar, pasi termi "frate" përdoret gjërësisht në Shqipërinë e mesme. Megjithatë, ende nuk ka asgjë të konfirmuar. Vlera e kokainës së sekuestruar llogaritet të jetë në gati 1.600.000 euro, por nëse do të ndahej duke u miksuar me lëndë të tjera, fitimi mund të 3-fishohej.

Tashmë që droga është kapur, Departamenti i Narkotikëve në Drejtorinë Operacionale të Drejtorisë Kundër Korrupsionit Atikë ka nisur hetimet për të zbuluar se cili do të ishte pritësi i lëndës narkotike në Greqi./ZËRI

Poll

MOS HUMB