Aktualitet

Drogë me postë nga SHBA/ Pranga 23-vjeçarit italian: Kisha porositur bluzë

Manuel Morella në momentin e arrestimit është shprehur se nuk e dinte që pakoja kishte drogë, por sipas tij kishte porositur një bluzë.

F.I
Drogë me postë nga SHBA/ Pranga 23-vjeçarit italian: Kisha
Manuel Morella

TIRANË-Një 23-vjeçar italian është arrestuar në flagrancë në Tiranë, duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar. Droga ishte porositur nga SHBA, konkretisht nga Kalifornia, ndërsa aktualisht Manuel Morella ishte student i stomatologjisë në një universitet privat në Tiranë. 

Manuel Morella në momentin e arrestimit është shprehur se nuk e dinte që pakoja kishte drogë, por sipas tij kishte porositur një bluzë. Ndërkohë sasinë e kanabisit që iu gjet në banesë, ai ka thënë se e kishte për përdorim personal. Në total policia sekuestroi 917 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë TCH (me vlerë rreth 20 000 euro), një shumë të konsiderueshme parash dhe 7 celularë.

Njoftimi i policisë:

U kap në flagrancë duke marrë një pako me lëndë narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë TCH, që ishte trafikuar nga SHBA, nëpërmjet shërbimit postar, vihet në pranga 23-vjeçari.

Sekuestrohen 917 gramë cannabis sativa me përqindje të lartë TCH (me vlerë rreth 20 000 euro), një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.

Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të DVP Tiranë, Komisariatin e Policisë Rinas dhe Filialin Qendra Tranzite e Postës Shqiptare, si rezultat i hetimeve disamujore të kryera në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Dërgesa”.

Si rezultat i operacionit u arrestua shtetasi italian M. M., 23 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në një degë postare, duke marrë një pako me rreth 475 gramë lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa me përqindje të lartë THC, që dyshohet se është trafikuar nga SHBA.

Më tej, gjatë kontrollit në banesën e tij, janë gjetur dhe sekuestruar 442 gramë lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një shumë e konsiderueshme parash dhe 7 celularë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB