Aktualitet

"Bileta nga 300 në 770 euro"/ "WizzAir": E pranojmë shqetësimin, ndjesë por u informuan për kostot shtesë

Kompania i pranon shqetësimet e ngritura. Por po ashtu pretendojnë se pasagjerët e kanë ndryshuar vullnetarisht datat e një rezervimi të konfirmuar dhe janë informuar edhe për kostot shtesë.

k.m.
"Bileta nga 300 në 770 euro"/ "WizzAir": E
Foto ilustruese

TIRANË- Kompania "Wizz Air" ka dalë me një sqarim zyrtar lidhur me denoncimin e bërë publik nga një familje, të cilët kishin prerë biletat nga Tirana në Bergamo. Më 19 mars, një familje e përbërë nga prindërit dhe një fëmijë 10 vjeç blejnë tri bileta për 324 euro. Pas ndryshimit të datave, kostoja finale shkoi në 769 euro. Lidhur me këtë rast, kompania i pranon shqetësimet e ngritura. Por po ashtu pretendojnë se pasagjerët e kanë ndryshuar vullnetarisht datat e një rezervimi të konfirmuar dhe janë informuar edhe për kostot shtesë.

"Sipas kushteve dhe termave të disponueshme gjithashtu edhe publikisht nga Wizz Air, të gjitha ndryshimet e fluturimeve janë subjekt i:- Një tarife ndryshimi për pasagjer për çdo fluturim, dhe - Diferencave të çmimeve midis fluturimeve origjinale dhe të datave të reja të zgjedhura,"-thekson kompania.

Po ashtu, sqaron se kostoja shtesë që ka paguar pasagjeri pasqyron diferencën e çmimit për fluturimin e kthimit, dhe gjithashtu tarifat e ndryshimit që sipas tyre janë një praktikë standarde në industrinë e aviacioni.

"Ne kërkojmë ndjesë për çdo pakënaqësi të shkaktuar dhe e kuptojmë faktin që tarifat e ndryshimit të fluturimeve mund të jenë të frustruese. Megjithatë, dëshirojmë të theksojmë se: - Pasagjeri u informua për kostot para se të finalizonte ndryshimin; - Nuk u aplikuan tarifa shtesë apo të fshehura jashtë strukturës së çmimeve të përcaktuara nga Wizz Air; - Ekipi ynë i shërbimit ndaj klientit shqyrtoi kërkesën në mënyrë të thelluar dhe konfirmoi se ndryshimi u përpunua siç duhet,"-shkruhet ndër të tjera në reagimin e plotë që kompania ka bërë për "ZËRI".

Deklarata Zyrtare e Wizz Air për Akuzat e Fundit mbi Praktikat e Çmimeve të Padrejta:

Wizz Air pranon shqetësimet e ngritura në artikullin e fundit të publikuar lidhur me përvojën e pasagjerit me tarifat e ndryshimit të fluturimeve. Ne vlerësojmë komentet nga të gjithë klientët tanë, përfshirë anëtarët e medias, dhe gjithmonë synojmë të trajtojmë çdo çështje në mënyrë konstruktive dhe transparente. Në këtë situatë, pasagjeri ka ndryshuar vullnetarisht datat e një rezervimi të konfirmuar. Sipas kushteve dhe termave të disponueshme gjithashtu edhe publikisht nga Wizz Air, të gjitha ndryshimet e fluturimeve janë subjekt i:- Një tarife ndryshimi për pasagjer për çdo fluturim, dhe - Diferencave të çmimeve midis fluturimeve origjinale dhe të datave të reja të zgjedhura.

Kostoja shtesë që ka paguar pasagjeri pasqyron diferencën e çmimit për fluturimin e kthimit, dhe gjithashtu tarifat e ndryshimit të aplikueshme, të llogaritura qartë në momentin e modifikimit. Këto tarifa janë një praktikë standarde në industrinë e aviacionit dhe zbatohen njësoj në rrjetin e Wizz Air. Shuma totale për t`u paguar ishte në përputhje me politikat tona dhe pasqyronte saktësisht zgjedhjet e bëra nga klienti.

Ne kërkojmë ndjesë për çdo pakënaqësi të shkaktuar dhe e kuptojmë faktin që tarifat e ndryshimit të fluturimeve mund të jenë të frustruese. Megjithatë, dëshirojmë të theksojmë se: - Pasagjeri u informua për kostot para se të finalizonte ndryshimin; - Nuk u aplikuan tarifa shtesë apo të fshehura jashtë strukturës së çmimeve të përcaktuara nga Wizz Air; - Ekipi ynë i shërbimit ndaj klientit shqyrtoi kërkesën në mënyrë të thelluar dhe konfirmoi se ndryshimi u përpunua siç duhet. Wizz Air është krenare për kontributin e saj të rëndësishëm në rritjen e turizmit në Shqipëri, duke ofruar mbi 45 linja direkte nga Tirana dhe duke mbështetur mijëra udhëtarë çdo javë./ZËRI

Poll

MOS HUMB