Aktualitet

“Rekord” në Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Nga 10 firma në garë, 9 me të njëjtën ofertë (DYSHIMET)

Fondi limit për kontratën ishe 13.103.185 lekë. Nga ky limit, 9 firma kanë ofruar saktësisht; 11.121.152 lekë.

k.m.
“Rekord” në Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Nga 10 firma
Dritan Agolli

TIRANË- Kreu i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Dritan Agolli ka vendosur një “rekord” të ri në institucionin që drejton. Në një tender të hapur nga FSHZH, 9 nga 10 firma në garë kanë dhënë oferta të njëjta. Gjë kjo që ka ngritur dyshime lidhur me tenderin. Sipas dokumentit të siguruar nga "VoxNews", procedura e FSHZH-së është hapur për "shërbimin e kolaudimeve të punimeve për objektet në zbatim të programeve IVR dhe 100 F”. Fondi limit për kontratën ishe 13.103.185 lekë. Nga ky limit, 9 firma kanë ofruar saktësisht; 11.121.152 lekë.

Ky detaj ka ngritur dyshime se kanë qenë zyrtarët e FSHZH-së, ata të cilët i kanë orientuar këto firma që të bien dakord.

Fitues i tenderit ka dalë kompania “NET-GROUP”, e cila po ashtu kishte ofruar 11.121.152 lekë pa TVSH me një total pikës: 295.50.

“Rekord” në Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Nga 10 firma“Rekord” në Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Nga 10 firma“Rekord” në Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Nga 10 firma“Rekord” në Fondin Shqiptar të Zhvillimit/ Nga 10 firma

Firma e dytë në garë ishte “STATENG” & MCE & PRO GREEN me vlerë 11.121.152 lekë dhe me 294.00 pikë. E treta në garë ishte “ARENA MK” po me vlerë 11.121.152 lekë. Pas tyre, listohen: “ZENIT&CO”, “A & E ENGINEERING”, “NOVATECH STUDIO”, “ERSI/M” dhe “G B Civil Engineering”. “INFRATECH” u skualifikua nga gara pasi  ofroi 12.986.807 lekë. Oferta e kompanisë ishte problem, por edhe fakti që zyrtarët e kompanisë nuk kishin dorëzuar në sistem disa dokumente./ZËRI

Poll

MOS HUMB