Aktualitet

FOTOT/ Tenderat që nxorën ‘zbuluar’ Berberin, i dha ARRSH sapo ai u bë drejtor

Prokuroria po heton dhe në lidhje me tendera të tjerë që kompanitë e Berberit kanë marrë nga institucione të tjera publike

E.K
FOTOT/ Tenderat që nxorën ‘zbuluar’ Berberin, i dha ARRSH
Evis Berberi

TIRANË- 6 tendera me vlerë rreth 2.3 milionë euro, janë tenderat që kanë fituar kompanitë e lidhura me Evis Berberin, kreun e arrestuar nga ARRSH.

4 prej tenderave siç shihet dhe nga të dhënat që ZËRI sjell nga Open Data, janë dhënë nga ARRSH, menjëherë pasi Berberi mori detyrën në vitin 2021 2 prej tenderave të vënë nën lupën e SPAK, janë fituar nga kompanitë e lidhura me të, gjatë kohës që ai mbante detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm për Efiçencën e Energjisë.

Shumica e tenderave janë shënuar me flamuj të kuq, për shkak se janë fituar pa garë. Prokuroria po heton dhe në lidhje me tendera të tjerë që kompanitë e Berberit kanë marrë nga institucione të tjera publike, dhe nëse ai ka ndërhyrë në dikastere të tjera.

FOTOT/ Tenderat që nxorën ‘zbuluar’ Berberin, i dha ARRSHFOTOT/ Tenderat që nxorën ‘zbuluar’ Berberin, i dha ARRSHFOTOT/ Tenderat që nxorën ‘zbuluar’ Berberin, i dha ARRSHFOTOT/ Tenderat që nxorën ‘zbuluar’ Berberin, i dha ARRSHFOTOT/ Tenderat që nxorën ‘zbuluar’ Berberin, i dha ARRSH

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAK mbrëmjen e djeshme, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Ai është vënë në pranga rreth orës 19:40 në zyrën e tij, duke rrëzuar kështu lajmin se ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të ARRSH-së. Veç Evis Berberit, SPAK ka lëshuar urdhër-arresti edhe për dy ish-ortakët e Valter Bengaj dhe Ervis Lami.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB