
DURRËS- Kjo është gropa ku u gjet i varrosur Pëllumb Meta. Ky i fundit u vra nga djali i madh, Hysen Meta, ndërsa bashkë me të bashkëpunuan motra Hygerta Meta dhe vëllai tjetër Amarildo Meta. Nën hetim për ngjarjen është dhe nëna e fëmijëve, bashkëshortja e Metës, e cila sipas Policisë, ka fshehur krimin e rëndë.
Fillimisht ngjarja u mor përsipër nga vajza Hygerta Meta. Në dëshminë e saj vajza shprehej se e kishte vrarë babain pasi ai donte ta fejonte me një djalë pa diëshirën e saj, por kjo nuk i bindi hetuesit, të cilët thelluan hetimet. Meta dyshohet se është vrarë në një nga dhomat e shtëpisë, e më pas u tërhoq për në kasollën jashtë banesës ku u varros në një gropë 1.5 metra të thjellë.
Si datë të vdekjes së Pëllumb Metës, Polica, referuar ekspertizës së mjekëve mjeko-ligjorë ka zyrtarizuar 10 shkurtin, tre ditë para se Hysen Meta të deklaronte në polici zhdukjen e të atit për të fshehur gjurmët e krimit. Para Policisë ai ka pranuar se ka vrarë babain. 50-vjeçari ka marrë katër plumba në pjesë të ndryshme të trupit. Arma u gjet në një kënetë afër vendit të krimit./ZËRI