Aktualitet

Horrori në Durrës/ ZBARDHET krimi, 3 fëmijët të përfshirë në vrasjen e Pëllumb Metës! Djali i madh e qëlloi

Policia sqaron se Pëllumb Meta u vra brenda banesës dhe më pas u tërhoq drejt kasollës, ku dhe u gropos. Si datë vdekjeje Policia konfirmon datën 10 shkurt.

E.K
Horrori në Durrës/ ZBARDHET krimi, 3 fëmijët të
Policia

DURRËS- Policia e Durrësit ka zbardhur vrasjen e Pëllumb Metës në Shënavlash të Durrësit. Në krimin horror janë përfshirë tre fëmijët e Metës, djali i Madh Hysen Meta, djali i vogël Amarildo Meta dhe vajza Hygerta Meta. Kjo e fundit fillimisht mori përsipër krimin, por dëshmia e saj nuk i bindi hetuesit, të cilët thelluan hetimet. Policia sqaron se Pëllumb Meta u vra brenda banesës dhe më pas u tërhoq drejt kasollës, ku dhe u gropos. Si datë vdekjeje Policia konfirmon datën 10 shkurt.

Kanë qenë gjurmët e gishtave të lëna në qeset e plastmasit, me të cilat u mbështoll Meta, ato që kanë çuar Policinë drejt fëmijëve të viktimës. Amarildo Meta, dyshohet se ka bashkëpunuar me vëllain e madh dhe motrën. Ndërsa gruaja e Metës është nën hetim pasi ka fshehur krimin. 

Policia: Nga hetimet konkluduam se më 22 shkurt nuk kishim të bënim me zhdukjen e një personi per me krim në familje. U gjet trupi i viktimës i varrosur në ambientet e brendshme të banesës së viktimës. Ekspertiza konkludoi vrasjen e tij me armë zjarri. Nga të gjithë provat e siguruara u gjendën provat dhe arrestuam Hysen Metën, Hygerta Metën, të dy fëmijë të viktimës që kanë qenë bashkëautorë në këtë krim. Amarildo Meta 22 vjeç është arrestuar i cili me veprimet e tij ka ndihmuar në këtë krim. Nga të gjitha veprimet hetimore që janë kryer rezulton se djali i familjes ka realizuar qitjen. Nuk mund të japë të gjitha detajet edhe për sekretin hetimor dhe ndjeshmërisë që ka pasur ngjarja. Edhe 19-vjeçarja është përfshirë. Arsyeja është konfliktet që kanë pasur pjesëtarët e familjes. Nxitja prej babait prej një periudhe kohe që vajza të fejohej pa dëshirën e saj. E ka pranuar ekzekutori akuzën.

Poll

MOS HUMB