
TIRANË- Pallati 10-katësh është shkrumbuar thuajse totalisht nga zjarri që nisi mesditën e sotme. Këtë e vërtetojnë edhe pamjet e kapura nga kati i fundit i godinës, ku duket se e gjitha është bërë shkrumb e hi.

Zjarri, ishte aktiv për më shumë se 3 orë, ndërkohë që banorët ankoheshin se zjarrfikëset kishin shkuar pa ujë të mjaftueshëm dhe ishin të papërgatitur për të shuar flakët. Drejtori i Zjarrfikëses në Tiranë, Shkëlqim Goxhaj bëri me dije se zjarri fillimisht ka rënë në katin e dytë dhe më pas nëpërmjet fasadës është përhapur me shpejtësi deri në katin e 9.
Për rastin, në Policia e Shtetit ka marrë në pyetje disa banorë, por edhe administratorin e pallatit, ndërsa shkaku i zjarrit, ende nuk është bërë me dije.