
Zjarr te ish-Parku
TIRANË- Janë aktivizuar flakët edhe në katet e poshtme të pallatit 10-katësh në zonën e ish-Parkut të autobusëve në Tiranë. Zëri.ai ju sjell të tjera pamje ku shihet se zjarri që nisi në katin e fundit të pallatit është përhapur në thuajse të gjitha apartamentet.
Shkak për këtë dyshohet të jetë bërë veshja prej polesteroli e pallatit. Zjarrfikësit janë në luftë me flakët që prej orës 14:20 dhe të gjithë banorët e zonës janë evakuuar.
Gjithashtu është vendosur dhe një perimetër sigurie, pasi për shkak të flakëve, po bien edhe pjesë të fasadës së pallatit. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale janë të shumta.
Poll