Aktualitet

Vdes 35-vjeçarja në Tiranë pas përplasjes nga makina e 'Pelikani Security'

Ngjarja është raportuar vetëm sot nga ana e policisë së Tiranës, në një njoftim me disa rreshta, gati 24 orë pasi ngjarja ndodhi dhe vetëm pasi dëshmitarët lajmëruan 'JOQ' për atë që ndodhi. 

E.K
Vdes 35-vjeçarja në Tiranë pas përplasjes nga makina e
Matilda Salla, viktima

TIRANE- Një aksident i rëndë i ka marrë jetën një gruaje gjatë ditës së djeshme në Tiranë, ndërkohë që i përfshirë ka qenë një automjet i ‘Pelikani Security’. Matilda Salla, 35 vjeçe ka humbur jetën pasi është përplasur në rrugën dytësore km 5 të autostradës Tiranë-Durrës tek mbikalimi. 

Ngjarja është raportuar vetëm sot nga ana e policisë së Tiranës, në një njoftim me disa rreshta, gati 24 orë pasi ngjarja ndodhi dhe vetëm pasi dëshmitarët lajmëruan 'JOQ' për atë që ndodhi. 

“Specialistët e Komisariatit të Policisë Rrugore arrestuan shtetasin O. B., 27 vjeç, banues në Tiranë, pasi ditën e djeshme, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ka aksidentuar shtetasen M. S., 35 vjeçe, e cila si pasojë është dëmtuar dhe ka ndërruar jetë më pas, në spital”, njoftoi shkurtimisht sot Policia e Tiranës.

Çfarë deklaruan dëshmitarët: “pershendetje joq , ka ndodhur nje aksident dje pasdite tek autostrada tirane durres tek rruga dytesore ne mbikalimin e qtu . Nje mjet ka goditur nje vajze 35 vjecare dhe si pasoje per fat te keq ka nderruar jete vajza eshte e afermja ime.

Por cudi eshte sepse nuk e ka nxjerr askush si lajm dhe thuhet qe autori mund te jete dikush me pushtet ju flm nese gjeni info dhe ta shperndani sepse ju jeni media e vetme qe pasqyron te verteten dhe eshte cudi qe nuk e keni as ju kte lajm. Ne fakt trupi eshte në morg deklarata eshte dhene në polici se ishte kunati saj deshmitar ne ngjarje”./Zëri

Poll

MOS HUMB