Aktualitet

FOTO/ Zbulohet imazhi i Arben Dalipit, "kapelja" e trafikut të drogës me miliona euro cash

‘Kapelja’ kishte marrë emrin dhe si një nga skafistët më të zotë në vend dhe zakonisht trafikonte drejt Italisë. ‘

E.K
FOTO/ Zbulohet imazhi i Arben Dalipit, "kapelja" e trafikut të
Arben Dalipaj

TIRANË- Disa e kanë quajtur ‘fantazmë’ dhe të tjerë ‘kapelja’, por Arben Dalipaj deri tani ka mundur që t’i shpëtojë disa herë prangave, edhe pse dyshohet në disa raste për trafikimin e drogës. Emri i tij u përmend fillimisht më 15 gusht, ditë kur dhe u zhvillua operacioni “Flakë në det” ku u arrestuan gjashtë persona, mes tyre dy ukrainas, janë akuzuar për trafik droge në rrugë detare dhe tokësore nga Turqia në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve te BE-së. Edhe në vazhdimin e operacionit në nisje të kësaj jave, Dalipaj sërish nuk ka mundur që të vihet në pranga, ndërkohë që Zëri.ai sjell edhe foton e trafikantit të shumëkërkuar.  

Në lidhje me Dalipajn qarkullojnë mjaft informacione, ai jeton dhe njihet në Vlorë, e madje kishte lidhje mjaft të ngushta dhe me uniformat blu. ‘Kapelja’ kishte marrë emrin dhe si një nga skafistët më të zotë në vend dhe zakonisht trafikonte drejt Italisë. ‘Malli’ magazinohej nga Llogaraja në Borsh ku kishte baza.

Të tjera informacione tregojnë se Dalipaj është një person që zotëron mjaft prona dhe madje një sasi të mëdha parash kesh, që kalojnë 3 milionë euro cash. Madje, një pjesë e parave thuhet se i ka investuar me një mikun e tij politikan në koncesione hidrocentralesh, ku ka marrë pjesë si investitor i kamufluar.

Operacioni ‘flakë në det’

Në 15 Gusht të këtij viti, policia shqiptare mori informacion për një gomone të ngarkuar me kokainë ishte nisur nga “Royal Blue", Laguna e Patokut në Kurbin, për të bërë shkëmbimin e drogës në det të hapur, i dërgoi efektivët drejt vendngjarjes, por aty u përballën vetëm velierën e djegur.

Ndërsa gomonia ishte larguar, bashkë me Dalipajn që dyshohet se ishte personi që e drejtonte atë. Në timon ishte dhe Besnik Broker, por ky i fundit u arrestua në flagrancë. Plani ishte që kanabisi do të nisej nga lokali i Nurim Çelës, do të bëhej shkëmbimi i drogës dhe skafistët do sillnin kokainën po në këtë restorant, por ndërhyrja e efektivëve, bëri që gjithçka të anulohej.

'Kapelja', sipas hetimeve, kishte komunikim me ish-policin Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë, që gjithashtu u vu në pranga dhe kjo gjë u zbulua nga zbërthimi i celularit të Ismailukajt.

Pjesë nga dosja:

Nga kqyrja e aparatit celular të sekuestruar shtetasit Arlind Ismailukaj, rezulton se me date 15.08.2023 ora 02.58, ky shtetas ka komunikuar me shtetasin me pseodonimin "Kapelja" ku sipas te dhënave të administruara nga policia gjyqësore është shtetasit Arben Dalipaj, shtetasi cili dyshohet se ishte drejtues i mjetit lundrues tip gomone" që u nis nga vendbazimi i lokal Royal Blue", Patok,Kurbin, së bashku me të dyshuarin Besnik Brokeri, i cili u kap në flagrancë në këtë mjet lundrues.

Ndërsa dy ukrainasit të cilët udhëtonin me velierën me drogë, ishin nisur nga Mali i Zi. Ata i vunë flakën velierës dhe tentuan të ikin me një varkë shpëtimi, por u arrestuan. Në det policia gjeti 23 kg kanabis pranë vendit ku u fundos veliera e djegur. 

Të arrestuar në total:

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë,

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, nipi i Gëzim Çelës i njohur si ‘baroni i kokainës’. 

Zëri.ai 

Poll

MOS HUMB