Aktualitet

Rikthehen hakerat, bie faqja e SHISH dhe institucioneve të tjera shtetërore

Ndërkohë bëhet me dije se dhe disa institucione të tjera kanë rënë pre e sulmit.

E.K
Rikthehen hakerat, bie faqja e SHISH dhe institucioneve të tjera
Foto ilustruese

TIRANË- Faqja zyrtare e Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH) ka rënë këtë të premte nën sulmin kibernetik rus. Raportohet se sistemet e brendshme të institucionit janë funskionale dhe nuk janë prekur. Pre e sulmit ka rënë vetëm faqja online.

Siç mund të shihet po të kërkosh në faqen e SHISH, www.shish.gov.al ajo nuk hapet.

Rikthehen hakerat, bie faqja e SHISH dhe institucioneve të tjera
Faqja jashtë funskionit

Ndërkohë bëhet me dije se dhe disa institucione të tjera kanë rënë pre e sulmit. Kjo situatë vijon prej tre ditësh ndërkohë që ende nuk ka detaje se cilët hakera fshihen pas tyre. Por deri më tani një faqe ruse e njohur si "Ushtria Kibernetike e Rusisë" ka marrë përsipër sulmin. 

Rikthehen hakerat, bie faqja e SHISH dhe institucioneve të tjera

Këto sulme vijnë pas atyre të Iranit në Gusht të vitit 2022, ku u "paralizuan" shërbimet online në faqen e "e-Albania" dhe faqet e tjera shtëtore. Po ashtu sistemet bankare ishin nën "kaos". Ndërkohë "Homeland Justice" "nxorri në shesh" të dhëna sensitive që preknin kryeministrin Edi Rama, ish-kreun e SHISH, Helidon Bendon dhe ish-kryepolicin Gledis Nano. /Zëri.ai

Poll

MOS HUMB