
FIER- Tre vatra zjarri janë ndezur këtë të premte në Marinzë të Fierit duke rikthyer dhe njëherë gjendjen e alarmit. Për shkak të flakëve që u përhapen me shpejtësi janë rrezikuar disa banesa dhe stanet e bagëtive.
Për shuarjen e tyre janë angazhuar katër mjete zjarrfikese. Raportohet se për momentin nuk paraqitet më rrezik për banesat.
Banorët shprehen se gjatë muajëve gusht dhe shtator kanë qenë në gjendje paniku për shkak të zjarreve, të cilat në shumicën e rasteve janë vënë në mënyrë të qëllimshme.
Qarku i Fierit këtë vit ka qenë “i ndezur” nga zjarret. Në disa raste ka pasur rrezik potencial për banesat dhe puset e naftës në zonën e Patos-Marinzës. Po ashtu flakët shkaktuan dëme të pallogaritshme në pyllin e Pishë Porosë./Zëri.ai