Aktualitet

Arben Dalipaj, trafikanti me 3 mln euro cash, historia mes drogës dhe biznesit

‘Kapelja’ kishte marrë emrin dhe si një nga skafistët më të zotë në vend dhe zakonisht trafikonte drejt Italisë. ‘Malli’ magazinohej nga Llogaraja në Borsh ku kishte baza.

F.m
Arben Dalipaj, trafikanti me 3 mln euro cash, historia mes drogës dhe
Foto Ilustruese

TIRANË- Arben Dalipaj, i cili ka mundur tu shpëtojë prangave për herë të dytë brenda dy muajve njihet si ‘Kapelja’. Emri i tij u përmend më 15 gusht, ditë kur dhe u zhvillua operacioni “Flakë në det” ku u arrestuan gjashtë persona, mes tyre dy ukrainas, janë akuzuar për trafik droge në rrugë detare dhe tokësore nga Turqia në Shqipëri dhe më pas drejt vendeve te BE-së.

Informacionet se një gomone e ngarkuar me kokainë ishte nisur nga “Royal Blue", Laguna e Patokut në Kurbin, për të bërë shkëmbimin e drogës në det të hapur, i dërgoi efektivët drejt vendngjarjes, por aty u përballën vetëm velierën e djegur.

Ndërsa gomonia ishte larguar, bashkë me Dalipajn që dyshohet se ishte personi që e drejtonte atë. Në timon ishte dhe Besnik Broker, por ky i fundit u arrestua në flagrancë.

Plani ishte që kanabisi do të nisej nga lokali i Nurim Çelës, do të bëhej shkëmbimi i drogës dhe skafistët do sillnin kokainën po në këtë restorant, por ndërhyrja e efektivëve, bëri që gjithçka të anulohej.

'Kapelja', sipas hetimeve, kishte komunikim me ish-policin Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë, që gjithashtu u vu në pranga dhe kjo gjë u zbulua nga zbërthimi i celularit të Ismailukajt.

Pjesë nga dosja:

Nga kqyrja e aparatit celular të sekuestruar shtetasit Arlind Ismailukaj, rezulton se me date 15.08.2023 ora 02.58, ky shtetas ka komunikuar me shtetasin me pseodonimin "Kapelja" ku sipas te dhënave të administruara nga policia gjyqësore është shtetasit Arben Dalipaj, shtetasi cili dyshohet se ishte drejtues i mjetit lundrues tip gomone" që u nis nga vendbazimi i lokal Royal Blue", Patok,Kurbin, së bashku me të dyshuarin Besnik Brokeri, i cili u kap në flagrancë në këtë mjet lundrues.

Ndërsa dy ukrainasit të cilët udhëtonin me velierën me drogë, ishin nisur nga Mali i Zi. Ata i vunë flakën velierës dhe tentuan të ikin me një varkë shpëtimi, por u arrestuan. Në det policia gjeti 23 kg kanabis pranë vendit ku u fundos veliera e djegur. 

Të arrestuar në total:

Arlind Ismailukaj, 47 vjeç, banues në Tiranë,

Besnik Brokeri, 51 vjeç, banues në Vlorë

Armando Mema, 37 vjeç, banues në Tiranë

Kyrylo Ponomarenko, 39 vjeç

Kostiantyn Biellon, 44 vjeç

Nerim Çela, 40 vjeç, banues në Fushë-Kuqe, nipi i Gëzim Çelës i njohur si ‘baroni i kokainës’

Ç’dihet tjetër për Arben Dalipajn?

Denoncime të bëra dhe më herët, raportojnë se Dalipaj jeton dhe njihet në Vlorë, e madje kishte lidhje mjaft të ngushta dhe me uniformat blu.

‘Kapelja’ kishte marrë emrin dhe si një nga skafistët më të zotë në vend dhe zakonisht trafikonte drejt Italisë. ‘Malli’ magazinohej nga Llogaraja në Borsh ku kishte baza.

Të tjera informacione tregojnë se Dalipaj është një person që zotëron mjaft prona dhe madje një sasi të mëdha parash kesh, që kalojnë 3 milionë euro cash.

Madje, një pjesë e parave thuhet se i ka investuar me një mikun e tij politikan në koncesione hidrocentralesh, ku ka marrë pjesë si investitor i kamufluar.

Poll

MOS HUMB