
GREQI- Një arsenal i tërë me mjete shpërthyese, municione dhe materiale të tjera luftarake është gjetur të premten në një shtëpi në zonën e Açarnës. Sipas mediave greke, shtëpia është e Ermal Mekos, 37 vjeç nga Berati, i është arrestuar në të njëjtën zonë të mërkurën e datës 2 tetor. Në shtëpinë e Mekos u gjetën dhe u konfiskuan 57 gëzhoja, 2 granata dore dhe një celular.
Ermal Meko është person me precedentë të rëndë penalë në Greqi, përfshirë dhe goditje me armë ndaj policisë. Ai u kap mbrëmjen e 2 tetorit në të njëjtën zonë me 2 granata, 2 ndezësa dhe 58 fishekë, ndërsa bashkëpunëtori i tij u largua me vrap dhe mbetet ende i paidentifikuar.

Në shtëpinë e tij u gjetën 5 mjete shpërthyese të improvizuara, 5 granata, 4459 fishekë, 1 armë zjarri e improvizuar, 25 fishekzjarre, 6 silenciatorë, 3 jelekë antiplumbë, dylbi, bajonetë, pjesë armësh, 2 thika, grirëse metalike, 70 krehëra, 8 mbajtëse krehërash.

Policia greke po heton qëllimin e mbajtjes së këtij arsenali armësh dhe po punon për identifikimin e bashkëpunëtorit të Ermal Mekos. Meko është arrestuar në Greqi në vitin 2011 dhe u dënua me 53 vjet burg por kreu vetëm 8 pasi u lirua në 11 korrik 2019 dhe u riatdhesua në Shqipëri. Më pas aiu rikthye në Greqi, pasi ndryshoi dhe emrin.