
GREQI- Mediat greke kanë zbardhur detaje në lidhje me arrestimin e një çifti shqiptar që u kapën me armë, detonatorë dhe eksplozivë në makinën e tyre. Newsbomb.gr kapublikuar momentin e arrestimit të 39-vjeçarit Armiol Rrasa.
39-vjeçari i lindur në vitin 1985 ka një histori të rëndë kriminale. Ai rezulton të jetë me burgim të përjetshëm në vitin 2008, por u lirua në vitin 2015. Bashkë me të u arrestua sot edhe partnerja e tij shqiptare, Daniela Luari, 33 vjeçe, gjithashtu shqiptare.
Dyshja u ndaluan nga policia greke për një kontroll të rastësishëm nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, Efektivët e policisë kontrolluan mjetin në të cilin udhëtonte çifti shqiptar dhe gjetën të fshehur në një çantë blu, ku kishte një pako me lëndë plasëse, detonatorë dhe një pistoletë tip Tokarev.
Automjeti me të cilin udhëtonin i përkiste një kompanie leasing dhe e kishin marrë me qira. Të dy u dërguan në qeli.