
TIRANË- Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një sherri të ndodhur në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00, në rrugën "4 Dëshmorët". E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç. Për pasojë, 60-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Autori i ngjarjes është vënë në pranga.
Njoftimi:
Më datë 12.10.2024, rreth orës 18:00, në rrugën "4 Dëshmorët", shtetasi E. Xh., rreth 40 vjeç, dyshohet se pas një konflikti të çastit ka goditur me mjet prerës shtetasin A. D., 60 vjeç.
60-vjeçari si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve, ndërsa autori i dyshuar është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.