
DURRËS- Zëri ka siguruar foton e autorit të vrasjes në qytetin e Durrësit, Ilir Koçilja. Mësohet se Halil Koka, u godit me thikë nga autori i dyshuar dhe për pasojë humbi jetën teksa dërgohej për në spital. Ngjarja ndodhi në lagjen Nr. 4, të qytetit të Durrësit, rreth orës 12:30.
Ndërkohë, zona ku ndodhi ngjarja është rrethuar dhe po bëhet krehja e saj me qëllim kapjen e autorit.
Një nga dëshmitarët tha se autori po e ndiqte me vrap 40-vjeçarin, ndërkohë që viktima pasi ka bërë disa hapa është rrëzuar dhe më pas ka ndërruar jetë pranë koshave të plehrave.
“Erdhën që këtë nga tatimet me vrap. Ai po e ndiqte me vrap, por unë nuk e pashë. Ai erdhi, u rrëzua dhe ngeli aty te koshat”, tha një prej dëshmitarëve.
Burime bëjnë me dije për Zërin se autori njihej në lagje si problamatik, ndërsa dyshohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. Ai ka qenë i shtruar edhe në spitalin psikiatrik.
Vrasja ndodhi mesditën e sotme (14 shkurt) në afërsi të shkollës 9 vjecar “Jusuf Puka”, ku Ilir Koçilja qëlloi me thikë Halil Kokën, i cili nuk ka mundur ti mbijetojë plagëve të marrë dhe ndërroi jetë rrugës për në spital.
Sherri nisi për vend parkimin por ata kane patur edhe konflikte te mëparshme me njeri -tjetrin per shkak te nje borxhi të pashlyer./ZËRI