
TIRANË- Tirana pritet të mirëpresë këtë të mërkurë në mbrëmje Presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelenskyy, i cili do të marrë pjesë të mërkurën në samitin për Ukrainën të organizuar nga Kryeministri Edi Rama. Siç mund të shihet dhe nga fotot, Pallati i Kongreseve ka nisur të bëhet gati për të mirëpritur liderët e Ballkanit dhe Presidentin Zelenskyy.



Një detaj i veçantë është dera e Pallatit të Kongreseve, e cila është veshur me ngjyrë blu, ndërsa shkruhet ‘’Ukraine’’, me një zemër mbi shkronjën “i”, ndërsa ana tjetër ka një diell ku shkruhet samiti.
Ndërkohë rrugët e kryeqytetit janë veshur me flamujt e Ukrainës në shenjë mikëpritjeje për Presidentin e Ukrainës Volodymyr ZXelenskyy. Vizita e këtij të fundit pritet të shoqërohet me masa të rrepta sigurie./ZËRI