
Albison dhe Rexhep Shlivova
KLINË- Janë publikuar fotot e viktimave që u vranë me armë zjarri në një lokal në qytetin e Klinës në Kosovë. Policia e Kosovës ka arrestuar si të dyshuar 19-vjeçarin Jon Hoti, djalin e ish-kandidatit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Besim Hoti. Viktimat janë identifikuar si dy kushërinjtë Albison Shlivova dhe Rexhep Shlivova. Të dy të rinjtë janë në të 20-tat e tyre, por ende nuk është zbuluar motivi i vrasjes.
Dyshohet se Hoti, pas një konflikti me viktimat nxorri armën e zjarrit dhe qëlloi drejt tyre. Njëri prej viktimave ndërroi jetë në vendngjarje, ndërsa tjetri në spital, si pasojë e plagëve të marra. /ZËRI
Poll