Aktualitet

FOTO- Koordinatori i Onkologjikut takohet në parking, i afërmi i pacientit i fut zarfin në xhep

Ai bënte ndërmjetësimin e pacientëve për t’u futur pa radhë, për t’i transferuar më pas te klinika e mjekut Edmond Gashi, sigurisht që në këmbim të parave. 

k.m.
FOTO- Koordinatori i Onkologjikut takohet në parking, i afërmi i
Emiljano Lela

TIRANË- Një skandal i madh është zbuluar nga Prokuroria e Tiranës brenda spitalit Onkologjik. Në një fragment të dosjes së siguruar nga ZËRI, koordinatori i Spitalit Onkologjik, Emiljano Lela kapet duke marrë para. Në fakt kjo ishte detyra e tij! Ai bënte ndërmjetësimin e pacientëve për t’u futur pa radhë, për t’i transferuar më pas te klinika e mjekut Edmond Gashi, sigurisht që në këmbim të parave. 

Në fashikullin e Prokurorisë së Tiranës është detajuar se si shtetasi në fjalë u merrte paratë pacientëve për të marrë më tej përqindjen e tij.

FOTO- Koordinatori i Onkologjikut takohet në parking, i afërmi i

“Gjithashtu nga raportet e vëzhgimit në raportin e datës 09.02.2024 nga ana e agjentëve të operacionales është kapur një moment kur rreth orës 11:45 min shtetasi Emiljano doli nga spitali dhe u drejtua për tek parking i mjeteve ku takoi një burrë rreth të 65-ve, i cili kishte një kapele të zezë në kokë i veshur me xhup të madh ngjyr kaf me pantallona të zeza e këpucë të zeza. Të dy së bashku lëvizën në brendësi të parkingut të mjeteve dhe ndaluan duke biseduar rreth 5 minuta. Më pas personi i paidentifikuar nga ana jonë i ka futur diçka në xhep. U ndanë nga njëri-tjetri subjekti ynë u fut brenda në spital ndërsa personi tjetër qëndronte në ambientin e jashtëm të spitalit,”-shkruhet në dosje. 

Por nuk është e qartë sesa para ka marrë./ZËRI

Poll

MOS HUMB