Klement Islami, 40-vjeçari që hodhi babain e tij nga shkallët duke i shkaktuar vdekjen
SARANDË- Ky është Klement Islami, 40-vjeçari që hodhi babain e tij nga shkallët, i cili më pas ndërroi jetë. E gjitha ndodhi pasi 40-vjeçari Klement Islami zbuloi se i ati, Huseni i kishte vrarë të ëmën me sëpatë.
Klement Islami
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orën 7.00 të mëngjesit, në fshatin Shalës në Konispol, ku 69-vjeçari Husen Islami qëlloi me sëpatë të shoqen. Si pasojë e plagëve të marra 66-vjeçarja me iniciale SH.I., ndërroi jetë në vend. Pas ngjarjes, i moshuari është konfliktuar me djalin e tij, Klementin Islami, i cili e ka shtyrë nga shkallët e banesës duke i marrë jetën./ZËRI
Poll