Aktualitet

Fitoi betejën në Strasburg, KPA kalon për rigjykim çështjen e ish-prokurores Antoneta Sevdari

Seanca do të zhvillohet më 11 mars, në orën 10:00.

E.K
Fitoi betejën në Strasburg, KPA kalon për rigjykim
Antoneta Sevdari

TIRANË- Pas fitores në Gjykatën e Strasburgut, Kolegji i Posaçëm i Apelimit në një seancë në dhomë këshillimi, vendosi këtë të hënë të rikthejë në shqyrtim në seancë publike çështjen e ish-prokurores Antoneta Sevdari, të shkarkuar në vitin 2018. Trupi gjykues përbëhej nga Natasha Mulaj kryesuese, Sokol Çomo relator, Albana Shtylla, Ina Rama dhe Rezarta Schuetz anëtarë.

Seanca do të zhvillohet më 11 mars, në orën 10:00. Kolegji i Posaçëm i Apelimit bën me dije se e “mori këtë vendim për t’u ofruar garanci palëve për zhvillimin e një procesi të rregullt ligjor, si dhe për t’u dhënë mundësinë atyre të dëgjohen dhe të mbajnë qëndrimet e tyre lidhur me kërkesën për rishikimin e vendimit të Kolegjit (JR) nr. 6, datë 28.02.2019”.

Tre prej anëtarëve të trupës, gjyqtarët Ina Rama, Rezarta Schuetz dhe Sokol Çomo, kanë qenë pjesë e trupit gjykues që shkarkoi Sevdarin në vitin 2018./ZËRI

Poll

MOS HUMB