Aktualitet

Fëmijët më të prekurit! Virozat po zhduken? IPSH: Rastet janë ulur

ISHP informon se numri i të prekurve nga virozat e stinës ka shkuar në 16 mijë.

D.XH
Fëmijët më të prekurit! Virozat po zhduken? IPSH: Rastet
Virozat tek femijet

TIRANË – Vendi ynë e ka kaluar tashmë pikun e infektimeve të rrugëve të frymëmarrjes. Të sëmurët që i janë drejtuar spitaleve dhe qendrave shëndetësore në javën e fundit të janarit, referuar shifrave të Insitutit të Shëndetit Publik, kanë pësuar rënie. Bëhet me dije se nga mbi 17 mijë raste, tashmë janë 16 mijë raste të infektimeve. Specialistët e shëndetit publik kanë informuar publikun se në këtë vit, ka më tepër viruse në qarkullim sesa e njëjta periudhë e një viti më parë.

Më i lartë në këtë vit është edhe numri i pacientëve që kanë nevojë për ndihmën e mjekut. Më tepër se 10 mijë persona rezultojnë se janë të prekur nga infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, ndërsa 5 mijë tek ato të poshtmet.

Më të prekur janë fëmijët. Grup-mosha më e prekur është ajo 1 deri në 4 vjeç. Më pas, më të prekurit janë bebet dhe fëmijët në shkollë fillore. Përhapja më e madhe e virozave, në raport me numrin e popullsisë është vërejtur në Gjirokastër dhe në Gramsh.

Ndërsa, numrin më të lartë të pacientëve e kanë Tirana, Durrësi dhe Fieri. Kjo, edhe sepse janë qarqet me popullsinë më të madhe. Specialistët e Institutit të Shëndetit Publik janë shprehur se aktualisht në vend po qarkullon gripi I i tipit A dhe B, koronavirusi e viroza të tjera./ZËRI/

Poll

MOS HUMB