Aktualitet

FATURA E HOTELIT/ Si u ‘fundos’ Evis Berberi nga pushimet luksoze në Turqi

Pushime në resortin luksoz, të paguara nga kompania që e kishte shitur

E.K
FATURA E HOTELIT/ Si u ‘fundos’ Evis Berberi nga pushimet luksoze
Evis Berberi

TIRANË- Faturat e një udhëtimi janë vendit, së bashku me familjen, të paguara nga shoqëria DAAM, kanë shërbyer si pikënisje e hetuesve të BKH-së për të nisur hetimet për Evis Beberin, kruen e arrestuar të ARRSH-së.

Kompania të cilën Berberi e kishte shitur në vitin 2019, para se të niste punë në Ministrinë e Infrastrukturës, i kishte paguar Berberit dhe familjes së tij një paketë tutristike, e cila përfshinte udhëtimin me avion nga Tirana ne Antalia që sipas këqyrjes rezulton se nisja është bërë më date 12.08.2020 dhe kthimi me date 22.08.2020.

Në këtë çmim kishte të përfshirë akomodimin ne hotelin “Regnum Carya Golf & Spa Resort” ne Belek, Antalia, Turqi, në një dhomë “Luxury”, së bashku me ushqimin “Luxury all inclusive”. Duke iu referuar të dhënave të sistemit TIMS, rezulto se Berberi, gruaja e tij Adela Ruko, dhe dy fëmijtët e mitur, kanë udhëruar nga Rinasi në Turqi me linjën “Charter -Antalia 670-ll”.  Kjo faturë, ngjashëm edhe me rastin e Arben Ahmetajt apo Damian Gjiknurit, kanë shërbyer për hetimet e SPAK, që çojnë zyrtarët pas hekura.

Sipas SPAK, kompania DAAM shpk ka qenë gjithmonë nën kontrollin e Berberit, pavarësisht ndryshimit të herëpashershëm të pronësisë në QKB, përmes shitjeve fiktive.

Gjatë kontrollit në banesën e Berberit janë gjetur shuma të mëdha parash, ndërsa po hetohet dhe për tenderat në Ministri apo institucione të tjera, që kompanitë e Berberit kanë marrë.

Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Evis Berberi është arrestuar me urdhër të SPAK mbrëmjen e djeshme, ndërsa akuzohet për korrupsion dhe pastrim parash. Ai është vënë në pranga rreth orës 19:40 në zyrën e tij, duke rrëzuar kështu lajmin se ai kishte dhënë dorëheqjen nga posti i kreut të ARRSH-së. Veç Evis Berberit, SPAK ka lëshuar urdhër-arresti edhe për dy ish-ortakët e Valter Bengaj dhe Ervis Lami.

/ZËRI 

Poll

MOS HUMB