Aktualitet

Çfarë është Hawala? Sistemi i fshehtë me të cilin Mata dhe Breçani lëviznin paratë e kokainës

ZËRI ju sjell një përshkrim se si funksionon metoda e transferimit të parave jashtë sistemeve bankare

E.K
Çfarë është Hawala? Sistemi i fshehtë me të
Mata dhe Breçani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme është duke vijuar hetimet në lidhje me grupin e Ervin Matës dhe Eralb Breçanit, që dyshohet se kanë trafikuar sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine në Europë, duke fituar miliona euro.

SPAK, përveç dokumentimit të rasteve të trafikut me sasi të mëdha të kokainës, është duke hetuar dhe për veprën penale të pastrimit të parave, edhe pse gjurmimi i këtyre të fundit do të jetë i vështirë, pasi dyshohet se grupi funksiononte përmes sistemit Hawala. Ky sistem është i vështirë të gjurmohet, për shkak se është një aktivitet i kalimit të parave pa transferta fizike të tyre, dhe që kryhet kryesisht përmes një marrëveshje besimi.

Hawala, është një term me origjinë arabe, që nënkupton transferim ose besim. Ajo nënkupton një metodë joformale të transferimit të parave pa i lëvizur ato fizikisht nga një shtet në tjetrin. Është një metodë që ka në bazë persona të ndryshëm që funksionojnë si huadhënës, dhe është një taktikë e përdorur gjerësisht në Lindjen e Mesme dhe Afrikë, ndërkohë që në Dubai konsiderohet një transfertë e ligjshme, edhe pse vendet perëndimore kanë mbajtur të tjera qëndrime.

Historia e Hawala-s

Sistemi hawala u zhvillua për herë të parë në Indi gjatë shekullit të 8- të. Hawala u ofroi përdoruesve të saj një sistem alternativ të kryerjes së transfertave të fondeve përtej kufijve gjeografikë në vend të metodës tradicionale të përdorimit të transfertave bankare. 

Kuptimi i Hawala-s

Rrjeti që dyshohet se është përdorur fillimisht nga personat për të dërguar para te të afërmit e tyre, tashmë duket se është shndërruar në një mekanizëm në dorën e trafikantëve, të cilit lëvizin para pa lënë gjurmë.

Për shembull, Amir jeton dhe punon në New York City dhe dëshiron t'i dërgojë 1000 dollarë kushëririt të tij Ikbal në Pakistan. Amir vendos të vizitojë një tregtar hawala, Mohammad, në Nju Jork dhe i jep atij detajet e transaksionit, i cili përfshin emrin e kushëririt të tij, qytetin e vendbanimit dhe një fjalëkalim.

Amiri gjithashtu bie në kontakt me Ikbalin për t'i dhënë atij edhe fjalëkalimin. Muhamedi më pas kontakton Shirinin, një tregtar Hawala në qytetin e Ikbalit, përmes listës së tij të kontakteve dhe i kërkon atij të takohet me Ikbalin për t'i dhënë 1000 dollarët e Amirit.

Shirini dhe Ikbali takohen dhe ai i merr paratë pasi thotë saktë fjalëkalimin që mori nga kushëriri i tij Amiri. Shirin i transferon 1000 dollarë Ikbalit menjëherë nga llogaria e tij dhe tani ajo shumë i detyrohet Mohammad në Nju Jork. Kjo procedurë kërkon një kohë që varet nga disa orë deri në disa ditë, në varësi dhe të shumave që transferohen mes personave. Kjo e bën të gjithë procesin shumë më të shpejtë se transfertat bankare, por edhe shumë më të vështirë për të bërë gjurmimin e tyre.

Çfarë është Hawala? Sistemi i fshehtë me të
Si funksionon sistemi Hawala

Një tjetër fakt i rëndësishëm dallues i këtij sistemi, është mungesa e dokumentacionit të lënë, pasi gjithçka bëhet kryesisht në kushtet e besimit. Tregtarët mbajnë shënime joformale të të gjitha transaksioneve që mund të shlyhen në forma të ndryshme, si para në dorë, prona, shërbime ose marrëdhënie të tjera të ndërsjellta.

Si i tillë, sistemi hawala funksionon në mënyrë të pavarur nga çdo sistem ligjor, gjyqësor, që do të thotë se ai nuk mbështetet në ligje të qarta juridike. 

Pse Hawala preferohet nga përdoruesit e saj?

Përveç që sistemi hawala është shumë më i shpejtë dhe i përshtatshëm për sa i përket transferimit të pagesave, përdoruesit e tij tërhiqen edhe nga avantazhe të tjera, si aftësia për të transferuar para midis vendeve më të varfra dhe më pak të zhvilluara ku sistemet bankare formale janë të shtrenjta ose më të vështira për t'u aksesuar nga ata.  

Hawala dhe pastrimi i parave

Hawala shpesh konsiderohet një formë e bankingut nëntokësor dhe është përdorur shpesh nga pastruesit e parave dhe terroristët për të transferuar fonde përtej kufijve gjeografikë.

Një nga shqetësimet kryesore që kanë vendet me këtë sistem është se si mund të përdoret për pastrim parash për shkak të mungesës së burokracisë në sistem, pasi ato nuk kalojnë përmes sistemit bankar dhe nuk përballen me rregullimet zyrtare.

Ai siguron anonimat në transaksionet e tij, pasi burimi i parave që transferohen nuk mund të gjurmohet dhe ka relativisht pak të dhëna të shkruara dhe zyrtare.

Pikërisht ngurtësia e këtij sistemi për të kontrolluar gjurmët e lëvizjes së parave, e ka vënë dhe SPAK përpara një vështirësie të re për të ndjekur rrugën e fitimeve të kokainës nga Mata dhe Breçani.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB