
FORLI - Guardia di Finanza e Rimini ka sekuestruar 8 prona me vlerë mbi 1 milion euro, të regjistruara në emër të anëtarëve të një familje shqiptare. Mes pasurive të sekuestruara janë një klub nate dhe 7 garazhe.
Familja përbëhet nga babai, nëna dhe djali, të cilët në vitin 2021 menaxhonin një hotel në Cattolica. Sipas prokurorisë, familjarët vidhnin të dhënat e kartës së kreditit të klientëve të tyre e në disa raste bënin blerje online me ta.
Ata paguanin me karta elektronike dhe bënë 150 transaksione të paautorizuara. Vetëm pas disa kohësh, kur pasqyrat financiare u bënë të qarta, viktimat panë se llogaritë të tyre ishin boshe dhe bënë denoncim, duke çuar në hetim.
Nga hetimet më pas rezultoi se djali i hotelierëve ishte i implikuar në skandalin e hotelit Gobbi, strukturë e cila përfundoi në qendër të lajmeve kombëtare gjatë verës së 2022, për shkak se kishte kërkuar para nga turistët, të cilët nuk gjetën as dhoma e as kushte për të qëndruar në këtë ambient.
Të dyshuarve iu desh të kopjonin 16 shifrat që shfaqen në kartë dhe tre në anën e pasme. Nëse klienti nuk e kishte lidhur me celularin e tij një sistem autorizimi për funksionimin online ose njoftimin e kryerjes së transaksionit, çdo gjë kishte përfunduar. Kanë qenë pikërisht disa nga viktimat që kanë raportuar, të cilët pas pushimeve të tyre në vitin 2021 kuptuan se diçka në pasqyrat e tyre bankare nuk përputhej.
Karabinierët deklaruan se pasqyrat financiare të anëtarëve të familjes nuk përputheshin. Kjo çon në dyshime se ata kanë grabitur paratë. Kështu, u sekuestrua një klub natenë Forlì dhe 7 apartamente në Rimini, Ravenna, Forlì - Cesena dhe Pesaro – Urbino./Zëri.ai/