Aktualitet

Arrestohen mjeku dhe infermieri në Fier, morën 2000 lekë për metadon

Një mjek dhe një infermier, që akuzohen se kanë shitur metadon kundrejt 2000 lekëve janë arrestuar nga forcat blu në qytetin e Fierit.

D.XH
Arrestohen mjeku dhe infermieri në Fier, morën 2000 lekë për
Korrupsion ne shendetesi

FIER – Një mjek dhe një infermier në Fier janë arrestuar, pasi akuzohen se kanë shitur metadon në kundërshtim me ligjin.

Në pranga ka rënë L. B., 64 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek toksikolog, në spitalin rajonal të Fierit dhe Endri Mandro, 36 vjeç, banues në Fier, me profesion infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor. Rasti u denoncua në një emision investigativ.

Një ish-përdorues droge që prej disa vitesh trajtohej me metadon, një medikament, që frenon dëshirën për drogë u ankua se mjeku toksikolog Endri Mandro në Fier nuk i jep metadonin që e ka detyrim t’ia japë një herë në javë. Ankuesi tha se mjeku duhet t’ia japë metadonin falas, siç përcaktohet me ligj, por se doktori e shet atë.

NJOFTIMI I POLICISË

Menjëherë pas transmetimit në emisionin investigativ “Stop”, të 2 rasteve të dhënies së medikamentit Metadon, në kundërshtim me ligjin dhe me rregullat për përdorimin e tij, nga 2 punonjës të institucioneve spitalore në qark, me qëllim përfitimin e shumave të parave (2000 lekë secili), specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të Drejtorisë Vendore të Policisë Fier kanë kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe procedurale për të nxjerrë përpara përgjegjësisë penale këta shtetas.

Në përfundim të këtyre veprimeve, u vunë në pranga, për veprat penale “Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit:

-L. B., 64 vjeç, banues në Fier, me detyrë mjek toksikolog, në spitalin rajonal të Fierit;

-E. M., 36 vjeç, banues në Fier, me profesion infermier në njësinë vendore për kujdesin shëndetësor.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier falënderon gazetarët e emisionit investigativ “Stop”, mediat dhe qytetarët që denoncojnë rastet e paligjshmërive dhe i fton sërish ata që të denoncojnë çdo rast të tillë, në numrin 112, duke iu garantuar anonimat të plotë, reagim të menjëhershëm dhe të paanshëm./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB