
MEMALIAJ- Nënë e bijë kanë mbetur në qiell të hapur pasi banesa ku jetonin është shkrumbuar nga flakët. Lavdie Shehu dhe vajza Majlinda Shehu tashmë nuk kanë ku të jetojnë, pasi një qiri i ndezur u shkrumboi strehën e vetme që kishin.
Gazetarja Brikena Metaj shkruan për Balkanweb shkruan se Majlinda Shehu ka pohuar se e ka vendosur zjarrin qëllimisht.
Banesa që ndodhet në katin e poshtëm të një pallati të vjetër trekatësh është shkrumbuar plotësisht duke djegur edhe orenditë e pakta.
Dy vite më parë kjo banesë u përfshi sërish nga flakët dhe shkaku ishte sërish një qiri i ndezur. 4 anëtarët e familjes Shehu, nëna, vajza dhe dy djemtë janë me probleme të shëndetit mendor. Djali i madh prej një viti ndodhet në spitalin psikiatrik të Vlorës, ndërsa tre anëtarët e tjerë jetojnë në Memaliaj, tashmë pa një banesë.