Aktualitet

Shkrumbohet banesa në Elbasan, shkak shkëndija elektrike

Si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale, të cilat janë të mëdha.

F.m
Shkrumbohet banesa në Elbasan, shkak shkëndija elektrike
Foto Ilustruese

ELBASAN- Një shtëpi në Elbasan është shkrumbuar nga zjarri. Ngjarja ka ndodhur këtë mbrëmje në fshatin Qerret të njësisë administrative Labinot Mal. Sipas njoftimit zyrtar, bëhet me dije se shkak dyshohet se është bërë një shkëndije elektrike. Si pasojë e zjarrit ka pasur vetëm dëme materiale, të cilat janë të mëdha.

Njoftimi:

Rreth orës 20:15, në fshatin Qerret, njësia administrative Labinot Mal, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit Xh. I.. Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

Poll

MOS HUMB