Aktualitet

Sapo kishte dalë nga burgu për vrasje, arrestohet 39-vjeçari, dhunoi të vëllanë

Në vitin 2001, kur ishte vetëm 26 vjeç, Pëllumb Çela u dënua me 25 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve Pëllumb Shehaj dhe Sihat Shehaj.

F.m
Sapo kishte dalë nga burgu për vrasje, arrestohet 39-vjeçari,
Foto Ilustruese

MEMALIAJ- Pëllumb Çela, 39 vjeç, është ndaluar nga policia këtë mbrëmje pasi shtë kallëzuar nga anëatrët e familjes për dhunë. Më konkretisht raportohet se ai ka goditur të vëllanë. Pëllumb Çela kishte vetëm një vit që kishte dalë nga burgu, ku kishte vuajtur dënimin për vrasje.

Në vitin 2001, kur ishte vetëm 26 vjeç, Pëllumb Çela u dënua me 25 vjet heqje lirie për akuzën e vjedhjes me armë me pasojë vdekjen e dy ushtarakëve Pëllumb Shehaj dhe Sihat Shehaj.

Dy ushatarakët që ishin edhe kushërinj, u vranë mesnatën e 7 marsit të vitit 2000 në Memaliaj. Ata ishin nisur bashkë me familjet e tyre për të marrë pjesë në një ceremony varrimi të të afërmes së tyre, kur iu zu pritë nga Çela. Ky i fundit tentoi t’i grabiste por hasi në rezistencën e tyre dhe i vrau me armë zjarri.

Poll

MOS HUMB