Aktualitet

Europol operacion në Europë dhe Shqipëri, 100 arrestime dhe 462 makina të sekuestruara

Gjatë 11 ditëve të aksionit u kontrolluan qindra makina dhe u zbuluan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara në Greqi.

F.I
Europol operacion në Europë dhe Shqipëri, 100 arrestime dhe 462
pamjet nga operacioni

GREQI-Europol në bashkëpunim me FRONTEX dhe autoritetet e disa vendeve europiane, ka zhvilluar gjatë muajit tetor një superoperacion kundër vjedhjes dhe trafikimit të makinave, si dhe të qenieve njerëzore, duke përfshirë Shqipërinë. Protothema shkruan se aksioni u përqëndrua kryesisht në Greqi, ku ndodheshin bazat kryesore të celulave kriminale që drejtonin trafikun e makinave dhe të emigrantëve. Gjatë 11 ditëve të aksionit u kontrolluan qindra makina dhe u zbuluan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara në Greqi.

‘Ky operacion është pjesë e një veprimi më të gjerë evropian të koordinuar nga Frontex në bashkëpunim me Autoritetet Greke, Gjermane, Spanjolle dhe Polake, ndërsa vendet e Bashkimit Evropian si Austria, Bullgaria, Kroacia, Republika Çeke, Franca, Gjermania, Holanda, Italia, Letonia, Lituania, Holanda, Polonia, Portugalia, Rumania, Spanja dhe Suedia morën pjesë në veprim. Vende të treta, si Shqipëria, Kosova, Moldavia, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Serbia dhe Zvicra, si dhe Europoli dhe Interpoli, morën pjesë gjithashtu”, njofton EUROPOL.

Aksioni u identifikuan 462 automjete të vjedhura dhe me shasi të falsifikuar (232 më shumë krahasuar me aksionin përkatës të vitit të kaluar), ndërsa në Greqi u kontrolluan gjithsej 6,548 automjete (1,263 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u identifikuan 231 automjete të vjedhura dhe të falsifikuara (57 më shumë krahasuar me vitin e kaluar), u arrestuan 84 emigrantë të paligjshëm të kombësive të ndryshme dhe 21 trafikantë, si dhe u sekuestruan lëndë narkotike, me një peshë totale prej 199.56 gramë.

Kontrollet u kryen në pika kufitare si Mertzani, Kristallopigi dhe Kakavia, si dhe në zonat Atikë, Selanik, Kilkis, Ftiotidë, Traki dhe Seres, me qëllim identifikimin e automjeteve të vjedhura dhe personave të përfshirë në trafik./ZËRI

Poll

MOS HUMB