Aktualitet

Europol: Këto janë organizatat kriminale më të rrezikshme në BE

Raporti, i paraqitur sot nga Drejtoresha Ekzekutive e Europolit, Catherine De Boll analizoi mbi 800 rrjete kriminale dhe 25,000 individë bazuar në të dhënat nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe 17 vende të treta.

k.m.
Europol: Këto janë organizatat kriminale më të rrezikshme
Foto ilustruese

BRUKSEL- Turizëm, investime në prona të paluajtshme, kompani transporti dhe blerje mallrash të shtrenjta. Këto janë rrugët më të zakonshme të përdorura nga 86% e organizatave kriminale më të rrezikshme në Bashkimin Evropian për të pastruar paratë e përfituara nga aktivitetet kriminale. Ky është rezultati i raportit të parë të Shërbimit Policor Evropian (Europol) mbi rrjetet kriminale më të rrezikshme në BE.

Raporti, i paraqitur sot nga Drejtoresha Ekzekutive e Europolit, Catherine De Boll analizoi mbi 800 rrjete kriminale dhe 25,000 individë bazuar në të dhënat nga të gjitha shtetet anëtare të BE-së dhe 17 vende të treta. Ai mbulon aktivitetet kryesore kriminale si trafiku i drogës, mashtrimi, krimet e pronës, kontrabandën e emigrantëve dhe trafikimin e qenieve njerëzore. 

Sipas raportit, këto rrjete kriminale, tashmë të njohura për autoritetet e BE-së, përdorin “investime legjitime” për të pastruar fitimet e tyre, duke zgjedhur kryesisht tregun e pasurive të paluajtshme, sektorin e turizmit, transportin e mallrave dhe sektorit të ndërtimit. Shumica e bandave më të rrezikshme të Evropës fokusohen në trafikun e drogës - kokainë, kanabis, heroinë dhe droga sintetike - dhe operacionet e tyre ndodhin më shpesh në Belgjikë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë.

Europol thotë se klubet e natës janë shpesh të lidhura me trafikun e drogës, zhvatjen dhe trafikun e njerëzve dhe armëve, ndërsa në sektorin e logjistikës, veçanërisht në portet kryesore evropiane, punëtorët janë "rregullisht" objektiva të korrupsionit. 76% e organizatave operojnë në dy deri në shtatë shtete të ndryshme anëtare të BE-së, ndërkohë që shumë prej tyre janë në treg prej vitesh.

Krimi i organizuar përfshin më shumë se 112 kombësi të ndryshme që janë identifikuar në këto grupe kriminale.

Kriminelët e lindur në BE vijnë kryesisht nga Shqipëria, Bosnje-Hercegovina, Kina, Gjeorgjia, Islanda, Nigeria, Serbia Turqia, Mbretëria e Bashkuar dhe Ukraina. Organizatat kriminale të përbëra kryesisht nga ukrainas janë të përfshirë kryesisht në trafikimin e qenieve njerëzore dhe mashtrimet në internet dhe veprojnë kryesisht në Poloni dhe Ukrainë. Organizatat kriminale të përbëra kryesisht nga shtetas shqiptarë janë kryesisht aktive në trafikun e kokainës, heroinës dhe kanabisit, kryesisht në Belgjikë, Francë, Gjermani, Itali, Holandë dhe Spanjë, ndërsa organizatat e përbëra nga shtetas gjeorgjian janë të përfshirë kryesisht në grabitje dhe vjedhje banesash.

Tregtia e drogës e orkestruar nga krimi i organizuar është një nga kërcënimet më të rëndësishme të sigurisë me të cilat përballet Evropa sot, dhe situata po përshkallëzohet: kjo tregohet qartë nga rritja e paprecedentë e drogave të paligjshme të disponueshme në Evropë, veçanërisht kokainës nga Amerika e Jugut.

Në gusht 2023 u deshën vetëm 2 javë për të thyer rekordin e 8 tonëve kokainë të kapur në Roterdam (Holandë) me sekuestrimin e 9.5 tonë drogë në portin e Algeciras (Spanjë). Ekziston gjithashtu një shqetësim në rritje për prodhimin dhe shpërndarjen e drogave sintetike në Evropë, të cilat trafikohen globalisht. Një analizë e përbashkët nga Europol dhe Qendra Evropiane e Monitorimit për Drogën dhe Varësinë nga Drogat (EMCDDA) ka treguar se trafiku i drogës është një nga aktivitetet kryesore fitimprurëse të krimit të organizuar.

Në përpjekjet e tyre për të bërë fitime të mëdha, rrjetet kriminale përdorin dhunë ekstreme, korrupsion dhe shantazh. Ata gjithashtu kanë aftësi të shkëlqyera për të rrjetëzuar dhe për të fshehur planet e tyre dhe këtë gjë e tregon çmontimi i qarqeve si EncroChat, që çoi në të paktën 6,558 arrestime në mbarë botën.

Sipas vlerësimeve të Europol, 60% e rrjeteve kriminale që veprojnë në BE përdorin metoda korruptive për të arritur qëllimet e tyre të paligjshme. Rreth 4.1 miliardë euro asete me origjinë kriminale u sekuestruan mesatarisht çdo vit në 2020 dhe 2021 në Shtetet Anëtare të BE-së. Të ardhurat investohen më pas për të depërtuar në ekonominë legale, e cila ka pasoja të gjera dhe destabilizuese për shoqërinë, sundimin e ligjit dhe besimin tek autoritetet publike.

Shumë viktima nuk janë vetëm anëtarë të bandave rivale, por edhe njerëz të pafajshëm. Në vitin 2023 një nga viktimat ishte një vajzë 11-vjeçare në Antwerp (Belgjikë) në janar, një djalë 10-vjeçar në gusht në Nîmes (Francë) dhe një djalë 13 vjeç në shtator në Stokholm, Suedi.

Shkalla e kërcënimit dhe shtrirja e tij globale kërkojnë veprim të fortë dhe të qëndrueshëm në nivel BE dhe global./ZËRI

Poll

MOS HUMB