Aktualitet

EMRI/ Me thikë, stema policie dhe pistoletë imituese në makinë, arrestohet 30-vjeçari në Tiranë

Përmes një njoftimi për mediat, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se po ashtu në mjetin e të riut u gjetën armë të ftohta dhe dy stema policie.

E.K
EMRI/ Me thikë, stema policie dhe pistoletë imituese në
Arma e sekuestruar

TIRANË- Spajdi Selamaj, 30 vjeç është vënë këtë të shtunë në prangat e Policisë së Tiranës pasi u kap duke lëvizur me armë. Përmes një njoftimi për mediat, blutë e kryeqytetit bëjnë me dije se po ashtu në mjetin e të riut u gjetën armë të ftohta dhe dy stema policie. Pistoleta imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë u sekuestruan në ciulësinë e provës materiale. 

NJOFTIMI I POLICISË:

DVP Tiranë/Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 4, operacioni policor i koduar "The night". Qarkullonte me automjet, me pistoletë imituese, armë të ftohta dhe përdorte pajisje si ato të Policisë (stema dhe portofol Policie), kapet dhe vihet në pranga 30-vjeçari. Sekuestrohen, në cilësinë e provës materiale, pistoleta imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 4, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e siguruara në rrugë operative se në rrugën "Siri Kodra", me një automjet tip "Benz", qarkullonte një shtetas i armatosur, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar "The night", për kapjen e tij.

Gjatë operacionit, në rrugën "Siri Kodra", është lokalizuar automjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin S. S., 30 vjeç, banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të automjetit, shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale një pistoletë imituese, një mjet prerës, dy stema dhe një portofol si ato të Policisë. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë i tij dhe materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB