Aktualitet

EMRI/ I dënuar me burgim të përjetshëm, i burgosuri transferohet në regjimin '41 biss'

Nikolin Topalli u shpall fajtor për vrasjen e Gjok Ndoc Ndreka, 37 vjeç, banues në fshatin Gramsh.

k.m.
EMRI/ I dënuar me burgim të përjetshëm, i burgosuri
Foto ilustruese

LEZHË- I burgosuri, Nikolin Topalli është transferuar në regjimin "41 biss". Topalli është dënuar me burgim të përjetshëm, por tani duhet që të vuajë dënimin në "41 biss", ku aktualisht ndodhen 6 të dënuar të tjerë. 

Nikolin Topalli u shpall fajtor për vrasjen e Gjok Ndoc Ndreka, 37 vjeç, banues në fshatin Gramsh. Ngjarja ndodhi në vitin 2001 për motive pronësie, ku mbeti i plagosur dhe vëllai i viktimës. Topalli u shpall fajtor për veprën penale “Vrasje me dashje në rrethana cilësuese; Armëmbajtje pa leje” parashikuar sipas neni. 79/dh,278/2 të Kodit Penal.

Çfarë është regjimi 41 biss?

Thelbi i regjimit “41-biss” është nevoja për të penguar komunikimin e të burgosurve me njerëz jashtë. Duke bërë këtë, pengohen bosët e mafies që të kenë komunikime të mundshme me organizatat kriminale. Kështu, atyre u bllokohet mundësia që të japin urdhra për vrasje dhe krime ndërkohë që janë në burg. Limitimi i numrit të takimeve me familjarët, është një ndër rregullat strikte, ku saktësohet maksimumi 1 takim në muaj. Po ashtu ndalohet kontakti fizik me familjarët, ndërsa çdo bisedë mes tyre është e regjistruar. Të burgosurit kanë mundësinë e një telefonate 10 minutëshe në muaj, edhe ajo e regjistruar./ZËRI

Poll

MOS HUMB