Aktualitet

EMRAT- Kush janë ‘asistentët’ e Goros në tjetërsimin e pronës shtetërore, dy në arrati

Goro ka pasur bashkëpunëtor edhe zyrtarët përgjegjës, kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj dhe juristin Vezir Gjikoka, të cilët janë lënë në masën “arrest shtëpie”.

F.m
EMRAT- Kush janë ‘asistentët’ e Goros në
Jorgo Goro

TIRANË- Kryebashkiaku në detyrë i Himarës, Jorgo Goro është vënë në pranga dhe akuzohet se ka shpërdoruar dy herë detyrën për tjetërsimin e një prone shtetërore. Pro, nuk ka vepruar i vetëm. Sipas njoftimit të publikuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Goro, në cilësinë e kryetarit të bashkisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës, drejtuar nga Jerasimo Bashi, ka dorëzuar pranë organeve kompetente dokumente tërësisht të falsifikuara duke bërë të mundur më pas regjistrimin e një sipërfaqe prej 5512 m2 tokë bujqësore në pronësi shtet, në favor të. Stavri Mëhillit.

Në këtë rast, Goro ka pasur bashkëpunëtor edhe zyrtarët përgjegjës, kreun e kadastrës, Bilbil Aliaj dhe juristin Vezir Gjikoka, të cilët janë lënë në masën “arrest shtëpie”.  Mbi këtë pronë, pasi është blerë, është marrë statusi i investitorit strategjik nga Artan Gaçi, ish-deputeti i Partisë Socialiste dhe njëkohësisht bashkëshorti i ish-ministres e deputetes Olta Xhaçka.

Goro akuzohet edhe për një rast tjetër, ku po në bashkëpunim me kreun e Drejtorisë së Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës Jerasimo Bashi, ka realizuar me veprime konkrete zhvendosjen faktike në terren të një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, duke ja mbivendosur atë një pasurie tjetër në pronësi të shtetit.

Ndaj Bashit nuk është bërë e mundur ekzekutimi i masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në shtëpi”, pasi ai nuk është gjetur. Dhe pronari përfitues, Stavri Mëhilli, është shpallur në kërkim.

Poll

MOS HUMB